Sherri me Dj Blunt, Gjiko: Nuk bëj marketing pa para
Pëlqej
Gjithçka nisi me disa postime në Instagram nga DJ Blunt i cili në një seri videosh, ofendonte dhe tallte keqazi reperët Gjiko dhe Ledri Vula si dhe menaxherin Faton Shoshi.

Por nga një sherr virtual, ai mes djemve të showbiz-it në Kosovë thuajse përfundoi në një përplasje fizike pasi Gjiko dhe Shoshi shkuan menjëherë në shtëpinë e DJ Blunt për t’u përballur fizikisht me të.

Por për publikun shqiptar, ende nuk është e qartë se çfarë e nxiti këtë përplasje mes tyre, ndaj dhe moderatori Ermal Mamaqi e pyeti enkas reperin Gjiko në lidhje me këtë çështje në “Xing me Ermalin”.

Megjithatë, reperi i njohur hezitoi të jepte një shpjegim të mirëfilltë duke habitur me përgjigjen e tij. “Kjo nuk është temë për televizor. Nuk ia vlen. Unë s’kam dalë këtu që të bëj marketing pa para!”-u shpreh Gjiko duke nënkuptuar se nuk dëshiron t’i promovojë reperët me të cilët është konfliktuar.
Shtuar më 17/03/2018, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori