E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Shqiptarja nuk ja mbushi mendjen, Erik Lloshi martohet nesër me vajzën serbe (FOTO LAJM)

Këngëtari Erik Lloshi ka vendosur t’i japë fund beqarisë pas një lidhjeje të gjatë me bjonden serbo-kroate. 7 vite të lidhur Eriku dhe e fejuara e tij martohen në një ceremoni të madhe, organizuar në një nga restorantet në Tiranë, ku e ftuar speciale do të jetë Aurela Gaçe.

Eriku dhe Romina kanë zgjedhur datën 17 gusht për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Me sa duket këngëtari e ka mbajtur të fshehtë faktin që do të martohet dhe e mësuam pak para se t’i japë fund beqarisë.

Vite më parë, Erik Lloshi ka qenë i lidhur me modelen seksi shqiptare, Jola Pogri, të cilës i dedikonte baladat e tij. Por, romanca e zjarrtë u shkëput në mënyrë të befasishme dhe këngëtari nuk zgjati shumë për t’u lidhur me Rominën, vajzën serbo-kroate.


Shtuar më 16/08/2019, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori