Të shtëna ma armë zjarri te konsullatat amerikane në Arabinë Saudite, dy të vrarë

Sulmohet me armë ambasada amerikane në Arabinë Saudite, vritet roja! Forcat e sigurisë ekzekutojnë agresorin Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pranë konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jeddah, të Arabisë Saudite.

CNN raportpon se nga të shtënat me armë kanë mbetur të vrarë të paktën dy persona.

Një nga të vrarët është roja i sigurisë së konsullatës.

“Një person në një makinë ndaloi pranë ndërtesës së konsullatës amerikane në Jeddah dhe doli prej saj duke mbajtur një armë zjarri në dorë”, njoftoi agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA duke cituar një deklaratë të zëdhënësit të policisë së qytetit të Mekës. Ai person u vra në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë, tha ai.

“Kishte dy viktima, duke përfshirë një anëtar të forcës së rojeve lokale të Konsullatës si dhe sulmuesin, i cili u vra nga forcat saudite të sigurisë,” thanë ata.

Zëdhënësi tha se konsullata ishte mbyllur gjatë incidentit, asnjë amerikan nuk u dëmtua nga sulmi dhe i gjithë personeli zyrtar amerikan dhe i punësuar vendas nuk kanë pësuar dëmtime./albeu.com/