Gjëja e parë që Joao Felix kërkoi në dhomat e zhveshjes pasi mbaroi festën

Joao Félix ishte një nga lojtarët kryesorë në fitoren e Atletico de Madrid në Old Trafford duke arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Portugezi ka festuar me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve duke dalë për t’u përshëndetur dhe sapo ka hyrë në dhomat e zhveshjes ka dashur të zgjidhë një dyshim që kishte, raporton Mundo Deportivo.

“A ia doli Benfica? E di. Kur arrita në dhomat e zhveshjes ishte gjëja e parë që pyeta. Më vjen mirë që kaluan. Nuk ishte një lojë e lehtë dhe shpresoj t’i gjej në çerekfinale”, tha lojtaripër Eleven Sports.

Portugezi është gjithmonë i vëmendshëm ndaj asaj që bën ish-skuadra e tij, ai ka një dashuri për Benfican.

Në disa raste, kur Simeone ka dhënë një ditë pushimi, lojtari ka shfrytëzuar rastin për të vizituar klubin e tij të vjetër. /albeu.com/


Shtuar 16.03.2022 15:25