Shqiptari Arian Asllani aktron me Robert De Niro dhe Al Pacino
Mbreti i repit, Action Bronson, një shqiptar i njohur në Amerikë për muzikën e tij, por edhe për emisionin e famshëm të cilin e modern, do të jetë pjesë e një projekti filmik në NETFLIX.

Bronson ka lindur në Nju Jork më 2 dhjetor të vitit 1983 dhe emri i tij i lindjes është Arian Asllani. Ai është djali i babai shqiptar mysliman dhe nëna e tij është hebreje.

Asllani i është bashkuar ekipit të filmit “The Irishman” me regji nga Martin Scorsese. Siç shkruan Billboard, Action Bronson do të jetë pjesë e filmit ku luajnë De Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci.

Nuk dihet ende natyra e rolit të Bronson në projektin filmik në fjalë Ariani është 34 vjeçar, ndërsa në vitin 2012-të nënshkroi kontratë me Warner Bros. Records, për të kaluar më pas tek Vice Records. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori