"Shqiponjat" pushtojnë Eurovizionin, Eugenti i emocionon të gjithë
Eugent Bushpepa pati një performancë të shkëlqyer disa minuta më parë në skenën e Eurosongut.

Ai interpretoi i treti në radhë dhe gjatë përformancës është shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Faqja zyrtare e “Eurovision” në Instagram ka publikuar foto të çdo konkurrenti deri tani në këtë festival muzikor.

Para garës , Eugenti bashkë me grupin shoqërues kanë bërë simbolin e shqiponjës, si edhe për t`i uruar vetës fat në këtë konkurrim.

Dhe Eugenti mesa duket ka pasur fat. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2018, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori