E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Shqiponja shqiptare ndez turmën në Kroaci, zbukurojnë koncertin e Rita Orës
Rita Ora ka tundur Kroacinë këtë të shtunë, me një koncert madhështor.

Këngëtarja shqiptare ka mahnitur gjithë publikun teksa ka performuar gjithë këngët e sajmë të njohura botërisht.

Ndërkaq, në publik nuk ka munguar flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Kosovës që tregojnë edhe identitetin e 27-vjeçares.

Ndërsa fansat që besohet të kenë qenë shqiptarë, e kanë bërë edhe shqiponjën me duar.

“Faleminderit për energjinë mahnitëse”, ka shkruar këngëtarja në Instagram duke njoftuar se koncertin e radhës do ta mbajë në Las Vegas. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2018, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori