Shqipja nuk i ndahet Teas: Nuse nuk të kam harruar, do të dalësh me fishekzjarre! (VIDEO)
Shqipe Hysenaj, ish konkurrentja e “Për’puthen” i është rikthyer sërish sulmeve ndaj konkurrentëve aktualë të këtij show televiziv.

Sikurse edhe më parë, nën lupën e Shqipes janë çifti Tea-Andi. Ditën e djeshme Shqipja publikoi një mesazh zanor që Andi i kishte dërguar kur u penalizma nga emisioni, ku ky i fundit shprehej se kishte bërë veprime që Shqipja të përfitonte dhe jo se i interesonte Tea.

Por tashmë, disa muaj më vonë, kur Tea dhe Andi janë deklaruar se janë ekskluzivisht për njëri tjetrin Shqipja nuk ndalet.

Ajo paralajmëron se të dielën Tea do të dalë me fishekzjarrë nga “Për’puthen”, por ende nuk dihet se çfarë materiali ajo do të publikojë që do ta detyrojë produksionin ta nxjerrë Tean.

Nga ana tjetër është paralajmëruar se në “Për’puthen Prime” do të ketë hyrje të reja si djem edhe vajza.

Shqipja nuk i ndahet Teas: Nuse nuk të kam harruar, do të dalësh me fishekzjarre! (VIDEO)

Shtuar më 22/01/2021, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori