Shqipëria rrezikon kualifikimin në finalen e Eurovizionit? (VIDEO)
Eneda Tarifa ka përfunduar provën e parë të këngës “Fairytale” në Stokholm. Ajo që u komentua si “mangësia” e kësaj prove ishte skena “e vakët”, me të vetmen aktore Enedën.

Faqja zyrtare e Eurovizionit citon se gjithҫka ka shkuar mjaft mirë për artisten, e cila duket e sigurt me veten, por jo aq me performancën e saj në skenë.

“Pjesa më e mirë e të gjithë performancës ishte saktësia dhe siguria e Enedës në skenë. Kjo është një nga performancat më të mira në provën e parë, madje duket se nuk ka asnjë ndryshim nga ajo që dëgjojmë në MP3”, thuhet në shkrimin e faqes zyrtare të Eurovizionit, wiwibloggs.com. "Shqipëria mund të rrezikojë kualifikimin në finale duke u vendosur mes performancave të Gjeorgjisë dhe Belgjikës, dy këngë shumë dinamike dhe të paharrueshme, të cilat mund të jenë disavantazh për Enedën, edhe pse ajo duket krenare për zërin e saj", shkruan wiwibloggs.com. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2016, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori