Shqipëria në finalen e Mister Europe 2019
Modeli shqiptar Devis Huqi është kualifikuar për finalen e Mister Europe 2019, që do të mbahet me 26 Qershor në Paris të Francës.

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Devis Huqi është përzgjedhur si njëri ndër 6 finalistët nga gjithsej 22 konkurrentë nga shtete të ndryshme. Ne finalen e madhe, përveç Shqipërisë do të garojnë përfaqësuesit e Francës, Austrisë, Belgjikës, Italisë dhe Suedisë.

Në fazën e parë kanë qenë përfaqësues të 22 shteteve të ndryshme që kane konkurruar por pas votimeve të publikut, jane përzgjedhur 12 më të votuarit, gjysma e të cilëve janë eliminuar në gjysmëfinale. Fituesi në finale do të përzgjidhet me votat e jurisë profesioniste.

Devis Huqi, pas shumë projekteve brenda Shqipërisë, ku ndër kryesoret janë seti me fotografin dhe regjisorin Donald Braho, projektet “Spring blossom” dhe “Boys ëill be boys”, si dhe portretet e realizuara me Pirro Beatin, ai tashmë ështe bërë pjesë e agjencisë se njohur italiane te modelingut, Giò Monte Models, ku pritet së shpejti të realizojë projekte për marka të njohura italiane.

Pjesëmarrja në eventin Mister Europe 2019 është suksesi i rradhës i Devis ndërsa në muajt në vazhdim pritet të dalë para publikut edhe me projekte të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori