Shqipëria në Eurosong, Hersi Matmuja zbulon detajet (FOTO LAJM)
Kënga “Zemërimi i një nate”, kënduar nga Hersi Matmuja, ka nisur rrugëtimin për tu përballur me skenën e Eurovizionit. Ndonëse kritikat kanë qënë të shumta në fillim, ankthi po shtohet edhe më shumë ndërsa ditët po afrojnë.

Lidhur me performancën e këngëtares në "Eurosong 2014”, janë kryer edhe provat përfundimtare. Hersi do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetëm të Eurovizionit që zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës, me këngën “One Night's Anger” që është versioni anglisht i këngës “Zemërimi i një nate”. Me këtë këngë, ajo triumfoi në edicionin e 52-të të Festivalit në RTSH.

“Kjo është prova ime e dytë dhe ndihem e sigurtë, çdo do të shkojë mirë”, ka deklaruar Hersi pak para provës së saj të dytë dhe të fundit, në prag të netëve finale të Festivalit Evropian. Sakaq, performanca vokale e Hersit është cilësuar si e shkëlqyer.

Një tjetër detaj i cili mbahej i fshehur për shumë kohë ka të bëjë edhe me veshjen e saj, ndërsa mbizotëron ngjyra e argjendtë. Hersi do të jetë e ngjitur në një piedestal gjatë performancës dhe do shoqërohet në ekranin e madh nga një qiell me re dhe efekte tymi.
Shqipëria në Eurosong, Hersi Matmuja zbulon detajet

Shtuar më 03/05/2014, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori