Shqipëria eliminohet nga Eurosong (VIDEO)
Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko nuk kanë arritur t'a çojnë Shqipërinë në finalen e Eurosong, pasi votat e marra në gjysmëfinalen e dytë të festivalit të muzikës Evropiane "Eurovision Song Contest", nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kaluar në finale.

Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj interpretuan të 14-ët në shqip këngën "Identitet", duke arritur edhe të ndezin atmosferën, por ... gjithçka deri këtu.

Në finale pas gjysmëfinales së dytë janë kualifikuar Hungaria, Azerbaixhani, Gjeorgjia, Romania, Norvegjia, Armenia, Islanda, Finlanda, Malta dhe Greqia.

Kështu, përpos Greqisë dhe Rumanisë, të gjitha vendet tjera pas dy netëve gjysmëfinale kanë dështuar që të kualifikohen në finalen e të shtunës, duke e bërë Eurosongun e këtij viti një debakël për muzikën ballkanike. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 01:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori