Shpërthen Era Istrefi: Boll me presion, kënga është gati!

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Këngëtarja Era istrefi është nderuar ditën e djeshme (e premte) me mirënjohje nga i pari i Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti.

E lumtur për këtë fakt, këngëtarja ka shprehur falenderimin e saj përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Instagram.
Era ka falenderuar kryetarin e komunës për nderimin, gjersa ka treguar edhe për projektin e saj të radhës, i cili siç thotë ajo është “në furrë”.

“Me 21 dhjetor 2016 u nderova me këtë mirënjohje prej kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti . Jashtē mase krenare! Falemderit shumë! Meqë ra fjala: Boll më me pyetjen “ku është kënga” se ma keni teshë! N’furre është”, shkruan këngëtarja Istrefi në postimin e saj. /Albeu.com/

Shtuar më 24/12/2016, ora 08:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}