Shprehjet më të famshme të "amerikanit të parë", Benjamin Franklin
Pëlqej
Benjamin Franklin ishte autor, botues, teoricien politik, politikan, shkencëtar, muzikant, shpikës, satirist, aktivist civil, burrë shteti dhe diplomat.

Ai fitoi titullin e “amerikani i parë” për fushatën e tij të hershme këmbëngulëse për bashkimin e kolonive.

Benjamin Franklin është cilësuar si mishërimi i të qenit amerikan – tek ai bashkoheshin vlerat praktike, puna e palodhur, dëshira për arsim e dije, shpirti i komunitetit, ndjenja vetë-qeverisëse dhe e kundërshtimit ndaj autoritarizmit politik ose fetar.

1- Zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten.

2- Nuk ka fitore pa dhimbje.

3- Mos gjuaj me gur tek komshinjtë kur dritaret e tua i ke prej xhami.

4- Ai që nuk di të bindet, nuk di as të komandojë.

5- Tre vetë mund ta mbajnë sekretin, nëse dy prej tyre janë të vdekur.

6- Dita e sotme është sa dy të nesërme.

7- Një kokëtrashë i shkolluar është më kokëtrashë se kur është injorant.

8- Një qindarkë e kursyer është një qindarkë e fituar.

9- Një e çarë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.

10- Admirimi është fëmija e injorancës.

11- I gjithë njerëzimi është ndarë në tri klasa: ata që janë të palëvizshëm, ata që janë të lëvizshëm, dhe ata që lëvizin.

12- Bukuria dhe marrëzia janë miq të vjetër.

13- Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa.

14- Ai, opinioni i të cilit është se paratë mund të bëjnë gjithçka, mund të bëjë gjithçka për para.

15- Nëse do të donit të jeni i pasur, mendoni edhe të kurseni

16- Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi.

17- Paratë ende s’e kanë bërë një njeri të lumtur. Sa më shumë të ketë, aq më shumë do të dojë. Në vend që të mbushë një vakum, krijon një tjetër.

18- Të taksosh komunitetin për t’i krijuar avantazhe një klase të caktuar nuk është mbrojtje, por grabitje.

19- Miqtë mi janë dakord që taksat janë të larta. Por, ne jemi të taksuar dy herë më shumë nga dembelizmi jonë, tre herë më shumë nga krenaria dhe katër herë më shumë nga marrëzia jonë.

20- Mos harroni, në këtë botë vetëm vdekja dhe taksat janë të sigurta. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori