Në
studion e Top Channel nisi programi më i ri "Hell's Kitchen', i moderuar nga shefi i njohur i
kuzhinës,
Renato Mekolli.
Të apasionuarit pas fushës së gastronomisë provuan veten dhe testuan aftësitë e tyre në kuzhinë, mirëpo situata në
studion e programit u tensionua shumë dhe
Renato Mekolli ka thyer pjatat dhe i ka qortuar ashpër konkurentët, teksa njeri prej tyre u largua pasi nuk duroi dot presionin në kuzhinë.
Por të gjitha këto skena u komentuan si të papërshtatshme për në televizion dhe u konsideruan shumë arrogante.
Për këtë ka reaguar
opinionisti Olti Curri, i cili ka “shqiptarët nuk kanë pse kërkojnë llogari tek një program që mbahet me buxhet reklamash [...] Kuzhinierët thjesht gatuajnë dhe të heqin urinë momentale, nuk zgjidhin hallet e popullit. Për ato protestoni diku tjetër." /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018,
ora 18:32