Shpërthen në rrjet Fjolla Morina: Legen, mashtrues
Konflikti që nisi nga një video e publikuar në Instagram, ka përfunduar në tone të ashpra ditën e sotme mes këngëtares Fjolla Morina dhe miliarderit Iranian, Sasha Sobhani.

Ky i fundit disa orë më parë e quajti Fjollën mashtruese dhe madje publikoi bisedat private mes tyre në Instastoryn e tij, për të vërtetuar se ishte Fjolla ajo që i shkonte nga pas dhe se ai nuk kishte pikë interesi për të.

Mirëpo, pak më parë Fjolla Morina e revoltuar ka publikuar në Instastoryn e saj disa të dhëna për iranianin, ku thuhet se është i biri i një mashtruesi.

"Njihuni me Sasha Sobhani, djalin e ish-ambasadorit iranian të Venezuelës shkruan ekspress.

Me fjalët e tij ka thënë se ka vjedhur para nga njerëzit për kënaqësitë e veta. Më pas i ka thënë mikut të tij: "Ti gjithashtu duhet të vjedhësh nëse mundesh."- ishin fjalët e shkruara.
Shtuar më 27/10/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori