Shpërthen moderatorja shqiptare: Nuk gjeta tullac e bos të më çojë me pushime...

Pëlqej
Roza Lati sapo ka nisur pushimet! Këtë fakt ajo e ka postuar edhe në Instagram ku njofton se tani e tutje do e mbushë plot me foto Instramin e Facebook-un.

“Tani rradhen e kam une me shetit pak boten. Me presin aventurat dhe do ta mbush ëallin me postimet e mia! 😅😃😎 Do jem e azhornuar ne Instagram, Facebook dhe Snapchat!️ Make sure you folloë.”- shkruan RozaInstagram.

Por ndjekësit nuk e kanë pritur mirë këtë deklaratë nga ana e saj duke i komentuar se pashaporta shqiptare nuk i hyn në punë.

Komentuesi: Nuk të hyn në pune ajo pashaporte se me ate edhe ne Rinas nuk te lejne me kalu

Komentuesi: He e gjete dhe ti ndonje tullac qe do te shetisi boten", shkruante një tjetër.

Pas këtyre komenteve Roza ka shpërthyer me një postim tjetër në Instagram ku shkruan se nuk ka nevojë as për tullac e as për bos që të shëtisë botën.

Postimi

"Nuk e kuptoj pse aq mllef te fotoja e pashaportës sime, se është pashaportë shqiptare. Që t’jua mbyll gojën mirë po ju shkruaj që mua më pritën e më respektuan si princeshë ku vajta se vij era njeri dhe kam buzëqeshje 24 karat.

Nuk gjeta as tullac e as boss të më përcjellë për pushime. Kam që në janar që heq lekë mënjanë për këto pushimet e mia që s’kanë të mbaruar sepse kam punuar për këtë ditë. Prit, prit se sapo ka filluar.

Ndërkohë kush shkruan ‘kujt i plas ça bën ti’, do të thoja të plas shumë që më ndjek e më lë dhe komente. Edhe u interesoke. Edhe të guduliska fotoja pashaportës sime që nxehesh e shan e komenton. E dua kombësinë time se jam shqiptare dhe kryelartë. Shëndet! /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2017, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori