Sherri për një karikus celulari që solli vdekjen e një 22-vjeçari, djali të vetëm, ka trishtuar dhe revoltuar publikun, të
njohur e të panjohur të viktimës.
Sherre të tilla të cilat marrin jetë të pafajshme, kanë bërë që njerëzit të reflektojnë
ashpër mbi fenomenin dhe brezin që po rritet.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar këngatari i
njohur Klevis Bega, i
njohur ndryshe si
Kastro Zizo.
Me anë të një statusi në Facebook dhe me një gjuhë mjaft të
ashpër,
Kastro Zizo gjykon
ashpër brezin që po rritet dhe sigurinë e jetës në vendin tonë, shkruan Albeu.com.
“E çfare mund te them me shume ndaj nje brezi KURVE qe po rritet?!
Nje djale qe iku pa dal akoma ne jete...nje familje e shuar shpirterisht nga disa "gango" qe per te vene emer jane te gateshem te vrasin!
Sdi kujt tja ve gishtin por jam aq i indinjuar saqe skam fjale...u zgjova me nje lajm si ky dhe pyes veten thelle: Çfare k**** bej ende ne kete vend qe per te "mbijetuar" duhet te mbaj thike me vete se ndryshe rrezikoj?! Skam fjale...
Ngushellime familja”- shkruan
Kastro Zizo në Facebook.
Ngjarja
Mbrëmë
sherri banal me thika pranë stadiumit “Selam Stermasi” mes disa të rinjve ka lënë të vdekur një 22-vjeçar i identifikuar si Marv Mihali.
Nga raportimet e para si dhe nga të dhënat e policisë, të rinjtë janë zënë fillimisht për një karikus celulari, e më pas
sherri ka agravuar në përdorimin e thikave ku ka humbur jetën edhe 22-vjeçari. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2017,
ora 15:23