Shpërthen Gjebrea: Kamera ose drynin kopshteve
Edhe moderatori Ardit Gjebrea nuk ka qëndruar në heshtje pas rastit të dhunës së një fëmije në një kopësht privat. Përmes një statusi në Facebook, ai ka propozuar që vendosja e kamerave në kopshte e çerdhe do të ishte arma e fortë e sigurisë për prindërit.

"Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur femijën 3 vjeç?

Po ajo "kolege" edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua te jetë vallë e verbër, memece dhe shurdhe?

Pas asaj që pashë, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte?

Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t'i vendosnin, ndryshe - drynin.

Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale.

Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente.

Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë!". /albeu.com/





Shtuar më 21/06/2016, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori