Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Shpërthen Eneda Tarifa: Me keni zili se punoj në Top Channel
Eneda Tarifa e cila përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në Eurovizion me këngën “Fairytale”, tashme po jep intervista të shumta lidhur me atë çka dha si dhe për arsyet që ajo nuk u vlerësua mirë.

Interesi më i madh është përqendruar tek prapaskenat dhe zhurma që rrethoi pjesëmarrjen e përfaqësueses tonë në Suedi.

Eneda Tarifa mund të ketë pasur momente të vështira gjatë kësaj eksperience; të lodhshme për shkak të bashkëpunëtorëve, ose dhe nga buxheti i vogël (siç nuk harroi ta përmendë në çdo intervistë jashtë shtetit), por këngëtares shqiptare, me sa duket nuk po i del e keqja nga pasqyrimi i gafave të saj, në mediat vendase.

Ajo thotë se shkrimet e gazetarëve në Shqipëri ishin dashakeqe dhe e gjitha kjo, vjen për shkak të xhelozisë, pasi siç shprehet këngëtarja: “Unë punoj në një institucion që është Top Channel institucioni më i fuqishëm, ku asnjë nga ata gazetarë nuk ka shancin që të afrohet e të punojë.”./Albeu.com/
Shtuar më 29/05/2016, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori