Është nënë e një vajze? Ish-konkurrentja habit me deklaratën pas përjashtimit nga “Përputhen” (FOTO LAJM)

Arlida Nezha, e njohur si Tola është e para vajzë që eliminohet nga djemtë në emisionin Për’puthen.

Ajo ka rrëfyer daljen nga emisioni duke thënë se ishte një eksperiencë e bukur për të dhe ish-konkurrentja vazhdon të jetë mjaft akrive në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram ku së fundmi ka bërë një bisedë me ndjekësit.

Njëri prej tyre e pyet:

“A ke fëmijë ti? Se të kam parë me një vajzë të vogël prandaj”.

Por përgjigja e Tolës ishte më e papritur se vetë pyetja.

“Po. Kjo është mrekullia ime”, shkruan Arlida shoqëruar me një foto me vogëlushen që ajo ka lënë të kuptojë gjithë ndjekësit se në fakt ajo është fëmija i saj, por në fak jo.

Fëmija në foto është mbesa e Toles, vajza e motrës së saj, Sindorelës./albeu.com/


Shtuar 13.11.2021 09:22