Shpati thumboi Afërditën 5 vite pas ndarjes, modelja i përgjigjet prerë
Pëlqej
Kanë kaluar 5 vite që nga ndarja e Afërdita Dreshajt dhe Shpat Kasapit, por Shpati ka reaguar publikisht për fejesën e Afërditës me hokeistin çek Jakub Kindl.

"Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?", komentonte Shpat Kasapi.

Por si ka reaguar Afërdita pas këtij komenti të cilin me siguri e ka parë pasi prej shumë ditësh ka pushtuar portalet.

Ajo ka postuar sot një foto ku shihet me filxhanin e kafes në dorë dhe përballë ka partnerin. "E gjitha çfarë dua", shkruan Afërdita duke treguar kështu dashurinë ndaj partnerit e duke mos e vrarë mendjen ç'thonë për të.
Shtuar më 30/03/2018, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori