Shpati flet për deklaratën e Çanit: Ishte e rëndë, por kaloi (VIDEO)
Së fundmi, ajo që bëri bujë në mediat online dhe jo vetëm ishte “zënkë” mes Arjan Çanit dhe Shpat Kasapi lidhur me seksualitetin e këtij të fundit.

Të ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, që transmetohet në ABC News, edhe Arjani, edhe Shpati kanë dhënë versionin e tyre të të gjithë ngjarjes.

Moderatori i “Zonë e Lirë” është shprehur për mikrofonin e Thumb se e gjitha ishte në kuadër të shakasë: “E bëra atë batutë me sens humori, por Shpati nuk e kapi. Në të vërtetë unë e kisha për Ricky Martin. Nuk kam gjë me Shpatin”.

Nga ana tjetër, Shpati tregon se ajo ishte një batutë qesharake dhe e pavend nga ana e Çanit.

“Ai ka kohë që merret me homoseksualitetin që mendon ai se unë jam ashtu, ndërsa unë normal që s’jam se njerëzit e dinë dhe më njohin kush jam. Kjo batutë ishte pak e rëndë për mua, por kaloi”, është shprehur Shpati.

Ndërsa i pyetur se a do t’i binte me grusht Çanit, këngëtari është përgjigjur me shaka se do ta godiste me shishe. /Albeu.com/
Shtuar më 05/03/2017, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori