Kërcet grushti mes dy personave në Tiranë, ndërhyn policia

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për  një 36-vjeçar, banues në Kashar.

Sipas policisë, shtetasi A. H., 36 vjeç brëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në Kashar, për motive të dobëta, është konfliktuar dhe ka goditur me grushte shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Kashar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”./Albeu.com/


Shtuar 22.04.2023 23:04