Shoqja e Drinit i heq Arjola Shehun nga Instagrami? Gazetarët sqarohen LIVE (FOTO&VIDEO)

Një nga historitë që dëgjohet më shpesh ditët e sotme, gati gati si një përrallë e kohëve moderne, është momenti kur një person që njeh të heq nga Instagrami. Por çfarë mund të jetë më keq se kaq? Të të heqin nga Instagrami dhe mos të japin asnjë arsye.

Kjo ka ndodhur me Arjola Shehun, e cila në një intervistë në radio “NRG” zbuloi ndër të tjera se Drini Zeqo e kishte bërë “unfolloë” krejt papritur nga rrjeti social. Moderatorja e programit, Julka, ka vendosur ta marrë në telefonon Zeqon, për ta pyetur në lidhje me këtë, duke marrë përsipër kështu rolit e zonjës Eni tek “Shihemi në gjyq”.

“Seanca e ndërmjetësimit” famtirësisht nuk u shoqërua me aq debat dhe të bërtitura sa ajo origjinalja dhe u trajtua me sportivitet nga të dyja palët, me Arjolën që po ashtu pranoi se kishte hequr shumë persona nga Instagrami pa i thënë asgjë. Ndërkohë Drini tha se ajo që ndodh në këtë aplikacion/rrjet social merret shumë seriozisht dhe kjo nuk është normale.



Gjithashtu tregoi se kishte qenë një shoqe e tij që kishte vendosur t’ja shkurtonte listën e atyre që ndiqte në Instagram, vendim që mesa duket ka prekur dhe Arjolën. Të jetë e vërtetë vallë?

Megjithatë kjo histori mori fundin e merituar sepse kur Drini i tha Arjolës: “Tani do të të ndjek përseri”, moderatorja u përgjigj: ”Mos e bëj se nuk ta kthej më”.

Shtuar më 23/07/2020, ora 20:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori