Fluks të emigrantëve, radhë të gjata në Kapshticë, autoritetet po punojnë me proceduara të përshpejtuara (VIDEO)

Radhë të gjata janë krijuar sërish në pikën doganore në Kapshticë. Fluksi i mjeteve dhe kalimtarëve është fenomen i evidentuar në dalje nga vendi jonë drejt vendit fqinj.

Fluksi vijon të jetë i lartë në dalje të Shqipërisë, ndërsa shkak për këtë është bërë ardhja e emigrantëve në vend.

Aktualisht po punohet me procedura të përshpejtuara për të bërë mundur evidentimin e pritjeve të gjata.

Deri më tani, raportohet se radha është krijuar për shkak së pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh për shkak se ditën e sotme ka pasur festë. Bëhet fjalë për festën kombëtare të Greqisë e njohur si Jo-ja greke (to megalo oxi). Për shkak se në kalendar kjo datë shënohet si ditë pushimi zyrtare.

Raportimet nga pika doganore bëjnë me dije se momentalisht pala greke punon me dy sportele ndërsa në anën shqiptare dogana punon me 4 sportele.