Shokuese, modelja e njohur gjendet e vdekur

Pëlqej
Është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 21 vjeç top modelja Mairead O'Neill e cila është krahasuar edhe motrën e Kim Kardashian, Kendall Jenner. Modelja është gjetur e vdekur dhe shërbimet emergjente nuk ishin në gjendje ta shpëtonin.

Ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së 21-vjeçares teksa po komentohet shumë në mediat e huaja fakti që modelja nga Irlanda kishte qenë në gjendje shumë të keqe pas vdekjes së mamasë së saj e cila u nda nga jeta 10 muaj më parë shkruan xing.

Shefja e agjencisë së modelingut, Cathy Martin, e cila kishte punuar me Mairead për gjashtë vjet, tha se ajo kishte premisa të mëdha. "U trondita kur dëgjova se Mairead ka vdekur. Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur, por ajo ka kaluar një kohë shumë të vështirë pas vdekjes së nënës së saj. Ajo kishte shumë mbështetje por zemrën e kishte të thyer. Është kaq e trishtë të mendosh se ajo nuk është më.

Mairead ishte e zgjuar, me këmbë në tokë dhe shumë e bukur. Ajo punoi me mua për rreth 6 vjet dhe po shkonte shumë mirë. Ajo ngjante me Kardashian dhe njerëzit e donin. Ishte shumë e dashur por ishte shkatërruar krejtësisht nga vdekja e nënës së saj dhe luftoi shumë për ta përballuar", u shpreh shefja e agjencisë.

Shtuar më 16/10/2018, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori