Hapja e portave të HEC-ve në Ulëz dhe Shkopet rrit prurjet në Mat, rrezikohet argjinatura: Vërshimet marrin para kalin (VIDEO)

 Hapja e portave të HEC-ve në Ulëz dhe Shkopet ka bërë që prujet në lumin Mat të jenë të shumta, duke rrezikuar edhe argjinaturën në zonën e Tales në Lezhë.

Në pamje shihet se nja kalë përpiqet të shpëhtojë me ndihmën edhe të banorëve që me një varkë rrezikojnë jetën e tyre, por në fund nuk ia dalin.

Sipas banorëve, rritja e nivelit të ujit ka qenë e menjëhershme duke përmbytur mjaft zona të mbjella dhe bagëti.

Nga pamjet shihet se nuk ka asnjë autoritet vendor ose forca të ushtrisë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve./albeu.com