Shokuan publikun, të gjitha skandalet që ndodhën te Çani

Pëlqej
Emisioni "Zone e lirë", shquhet për faktin që gjërat thuhen hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në këtë emision Arian Çani fton personazhe pikantë nga të gjitha fushat, të njohur ose jo.

Por jo të pakta kanë qënë skandalet tek ky emision. Albeu.com, ju përcjell më poshtë disa nga skandalet më pikante të ndodhura ndër vite.

E nisim me Iva Alikon. Iva Aliko e cila tashmë është e njohur për fotografitë e saj provokuese si dhe deklaratën se është në lidhje me një deputet nga Kosova të martuar, shpesh tek ky emision ka shkuar gati e zhveshur. Për më tepër flasin fotot në galerinë bashkëngjitur.

E pasojmë me puthjen që Kallashi i dha Xhesika Ndojit. Epo nuk ishte një puthje normale por një nga ato në buzë, e cila nuk është normale për një emision që e ndjekin që tek mosha e vogël.

Kallashi përtej formave të saj të cilat mbahen duket se gjatë një kërcimi të bërë në studion se ka kontrolluar mirë veten por ka ardhur me pantallonta pak te grisura.

Epo ndodh edhe kështu, të vish të promovosh veten si këngëtare tek "Zonë e lirë", por të del emri për prostitucion.

Bëhet fjalë për Fabjana Hoxhën e cila sapo publikoi këngën e saj të parë doli në kërkim nga policia Italiane. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2018, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori