Zelensky pas sulmeve me raketa ruse: Ukraina nuk mund të frikësohet

Volodymyr Zelensky lëshoi një deklaratë sfiduese të hënën mbrëma pas një dite tjetër sulmesh me raketa ruse në të gjithë vendin e tij.

Në Telegram, ai tha: “Ukraina nuk mund të frikësohet. Ne u bashkuam edhe më shumë në vend të kësaj. Ukraina nuk mund të ndalet. Ne jemi të bindur edhe më shumë se terroristët duhet të neutralizohen. Tashmë pushtuesit nuk janë në gjendje të na kundërshtojnë në fushën e betejës, prandaj i drejtohen këtij terrori. Besoni në veten tuaj, në Ukrainë, në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe në fitoren tonë! Lavdi Ukrainës!”.

Kujtojmë se raketat ruse goditën kryeqytetin e Ukrainës Kiev dhe qytete të tjera të mëdha, duke vrarë të paktën 14 civilë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë./albeu.com


Shtuar 11.10.2022 07:19