Shokon këngëtarja e njohur: Më përdhunuan vazhdimisht kur isha 19 vjeç (FOTO LAJM)

Oprah Winfrey zgjodhi një yll të madh dhe një temë të veçantë për të nisur turin e saj të parë në arenën kombëtare pas pesë vjetësh. Me temën “Vizioni i Oprah për 2020: Jeta juaj në fokus”, Oprah pati në studio këngëtaren dhe aktoren e famshme Lady Gaga.

Të dyja ikonat biseduan për një orë me njëra-tjetrën. Ato folën për marrëdhënien e Lady Gagës me partnerin e saj në filmin “A Star Is Born” Bradley Cooper.

Por fokusi i bisedës ishte shëndeti mendor dhe situata u bë më emocionale kur këngëtarja u hap me Oprah, në lidhje me faktin se është përdhunuar vazhdimisht nga dikush që e njihte, kur ishte në moshën 19-vjeçare.

“Unë vuajta nga çrregullimi i stresit posttraumatik si pasoje e përdhunimit.”,- tha Gaga.

Fillimisht Gaga tregoi për përdhunimin në 2014-ën, ndërsa dy vjet më vonë foli për diagnozën e saj me PTSD, çrregullimi i stresit posttraumatik.
Shtuar më 08/01/2020, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori