Mbi 500 ushtarë për ta arrestuar në xhungël, pamjet nga momenti i kapjes së Eskobarit “modern” në Kolumbi (VIDEO)

Mbi 500 efektivë policie kanë arrestuar një nga narkotrafikatet më të kërkuar në Kolumbi.

Narkotrafikanti më i kërkuar në Kolumbi dhe lideri i Klanit të Gjirit, Daira Antonio Usuga, i njohur me nofkën Otoniel, është arrestuar gjatë një operacioni që është realizuar nga forcat e armatosura kolumbiane.

Për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e tij, Kolumbia kishte ofruar një shpërthim prej rreth 3 miliard pezos (rreth 800.000 dollarë), derisa qeveria amerikane 5 milionë dollarë.

Departamenti amerikan i Shtetit, e ka përshkruar Otonielin si “person të armatosur dhe shumë të dhunshëm”. Siç raporton CNN, ky arrestim është goditja më e fuqishme ndaj narko-mafias në Kolumbi.

Presidenti i këtij vendi Ivan Duke, ka konfirmuar arrestimin e tij – duke e krahasuar me atë të rënies së Pablo Escobarit, tri dekada më parë, raporton Fax News.

“Është shpartallimi më i rëndë dhënë tregtisë me drogë në vendin tonë gjatë këtij shekulli. Mund ta krahasojmë me rënien e Escobarit gjatë të 90-ve”, ka shtuar ai.

Si pasojë e këtij operacioni ka humbur jetën një polic, e Otoniel ishte një gueril i majtë, më pas pjesëtarë i forcave paraushtarake të djathtës, duke u shndërruar në lider të bandës kriminale Clan del Golfo (Klani i Gjirit).

Ai akuzohet se ka kryer mbi dhjetë shpërndarje të kokainës nëpër SHBA, e Duke ka njoftuar se gjithashtu akuzohet për vrasjen e policit, keqtrajtim seksual të fëmijëve dhe trafikim me qenie njerëzore.

Karteli në të cilin ai ishte në krye, përbëhet nga ish-anëtarë të organizatave terroriste që përdorin dhunën dhe frikën për të kontrolluar tregun e narkotikëve, laboratorët për përpunimin e kokainës, shtigjet nga e kalojnë drogën si dhe hapësira të fshehta për aterimin e aeroplanëve.

Autoritetet kanë njoftuar se agjentët në terren ishin koordinuar me SHBA-të, Britaninë e Madhe – duke sjellë mbi 500 ushtarë dhe pjesëtarë të forcave speciale kolumbiane, që kishin për cak “strehimoren” e Otonielit në xhungël, ku ruhej nga tetë hallka të sigurimit./albeu.com/