"E konsideroj veten një të droguar", kështu rrëfen
aktorja e
njohur Jamie Lee
Curtis, tashmë në moshën 60
vjeçare, në një intervistë të gjatë dhe sinqertë për “Vanity”.
Tashmë 20 vjet pas përpjekjes së parë të saj për të dalë nga tuneli i errët i varësisë nga “Vicodina” dhe kokaina,
aktorja e “Halloween”, tregon udhëtimin e saj drejt abstinencës dhe marrëdhënies së saj të vështirë me babanë e saj Tony
Curtis, për të cilin thotë se kanë konsumuar dhe kokainë së bashku.
E lindur në një familje të
njohur,
Jamie Lee
Curtis çau e vetme në industrinë e argëtimit deri sa arriti të bëhej një yll i vërtetë. Megjithatë suksesi i saj është një rrugëtim plot me drita dhe hije, mes të cilave dhe varësia ndaj drogës dhe pilulave qetësuese.
Në intervistën për “Vanity”,
aktorja 60
vjeçare tregon mbi të gjitha për raportin e saj ambig dhe “të rrezikshëm” me të atin. “ E dija që babai im kishte një problem sepse edhe unë e kisha të njëjtin. Kemi ndarë dhe drogën”, pranon ajo. “Ishte një periudhë, gjatë së cilës, vetëm unë flisja me të.
Kisha 6 vëllezër. Tani kam 5. Vëllai im, Nikolas humbi jetën në moshën 21
vjeçare pas një mbidoze heroine”. Me tej
Jamie shton “Kam ndarë dhe drogën me babanë tim. Një herë e pimë dhe bashkë, por kjo gjë nuk u përsërit”, deklaroi
aktorja e
njohur.
Tony
Curtis, ndërroi jetë në vitin 2010 në moshën 85
vjeçare për shkak të një arresti kardiak, pasi kishte vuajtur për vite të tëra nga një sëmundje në mushkëri.
Shtuar më 08/11/2019,
ora 12:09