Shokohet gazetari, profesoresha i heq të gjitha gjatë intervistës (VIDEO)
John Humphrys, gazetar i BBC Radio 4, ka përjetuar ndoshta momentin më të sikletshëm të karrierës së tij. Në studio ai kishte të ftuar profesoreshën e ekonomisë së Universitetit të Kembrixh, Victoria Bateman, kur kjo e fundit papritur u zhvesh dhe doli nudo.

Në trup ajo kishte shkruar “largimi nga BE e lë Britaninë lakuriq”, duke u pozicionuar kështu kundër daljes së vendit nga Bashkimi Europian.

Gjatë intervistës 5-minutëshe, gazetari Humphrys akuzoi akademiken se ka minuar argumentimin e saj duke mos veshur rroba dhe ka fyer ndjeshmërinë e pjesës më të madhe të popullsisë britanike.

Zëra nga BBC kanë thënë se veprimi i profesoreshës Bateman erdhi pas kritikave që kishte marrë për leksionin që kishte mbajtur kundër Brexit në muajin Janar, transmeton tvKlan. Gjatë intervistës së shkurtër dhe të sikletshme, ajo shpjegoi edhe domethënien e mesazhit që kishte shkruar në trup.

“E para, Brexit e lë ekonomike britanike të ekspozuar. E dyta është se Brexit ka nxitur disa ndjenja kundër emigrantëve, dhe e treta, Brexit ekspozon dështimet e qeverisë së kaluar”, tha Victoria Bateman.
Shtuar më 09/02/2019, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori