Shokohet aktori Keanu Reeves, një grua nudo hyn në shtëpinë e tij
Pëlqej
Aktori i mirënjohur Keanu Reeves është përballur me një situatë të pakëndshme, teksa ka gjetur një grua të zhveshur në shtëpinë e tij. Situata është përsëritur edhe një ditë më parë, kur rojet e sigurisë nuk e kishin parë 40 vjeçaren teksa bënte not në pishinën e tij.

Aktori është zgjuar në mes të natës nga një zhurmë që vinte nga bibloteka, teksa ka gjetur ulur një grua rreth të 40-ve, për më tepër nudo. Kjo ngjarje është shënuar në shtëpinë e tij në Los Angeles. Policia ka arrestuar gruan që kishte hyrë në shtëpinë e aktorit, duke e çuar edhe në mbikqyrje psikiatrike. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori