Humb e moshuara në aeroportin e Rinasit, familjarët kërkojnë ndihmë: Kush e ka parë të na kontaktojë

Një e moshuar 70-vjeçare ka humbur sot në Rinas. Bëhet fjalë për Makbule Hidën. Familjarët e të moshuarës kërkojnë ndihmën e qytetarëve.

Cilido që ka informacion për të moshuarën lutet të kontaktojë në numrin e telefonit 0682662353, numri i vajzës së të moshuarës.

Makbule Hida zbriti sot nga avioni në Rinas pasi sapo kishte ardhur nga Brukseli dhe humbi kontaktet me familjarët. Një grua tjetër e ka shoqëruar deri te taksitë dhe më pas nuk dihet më gjë për të.

Familjarët e të moshuarës bëjnë me dije se e moshuara vuan nga Skleroza.

E moshuara  është veshur njësoj si në foto, e cila është e shkrepur pak orë para se ajo të humbte kontaktet./albeu.com/