Shkrumbohet jahti super luksoz i këngëtarit të famshëm (FOTO LAJM)

Jahti luksoz i këngëtarit të njohur, Marc Anthony ka marrë flakë.

Mediat e huaja raportojnë se në momentin që flakët janë shpërndarë, këngëtari nuk ndodhej brenda tij, por ekuipazhi i tij ishte aty për ta bërë gati për nisje.

Ata janë evokuar menjëherë nga autoritetet dhe nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Si fillim flakët kanë nisur nga një kuvertë dhe më pas janë shpërndarë në të gjithë jahtin.

Jahti i ish-bashkëshortit të JLO kushtonte 7 milionë dollarë dhe nga pamjet që janë xhiruar nga kalimtarët duket se ai është djegur plotësisht.

Shtuar më 19/12/2019, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori