Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Shkoi në 3 të natës në shtëpi, VIP-ja tregon si ia plasi derën burri në fytyrë
Pëlqej
Ajo është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media dhe kjo për shkak se është vajza e këngëtares së njohur shqiptare Albërie Hadërgjonaj, e cila ndryshme nga motra dhe nëna e saj ka zgjedhur që të mos jetë pjesë e muzikës, por e organizimit të eventeve dhe projekteve të ndryshme.

Bëhet fjalë për Agnesa Hadërgjonaj, e cila së fundmi ka qenë e ftuar ne Gsh, ku për dy gazetaret ka zbuluar më shumë gjëra për jetën e saj.

Agnesa është e martuar dhe nënë e një vajze e cila quhet Elektra. Ajo ka zbuluar se pavarësisht se mëmësia është tepër e vështir, bashkëshorti i saj i jep mundësin që shpesh herë ajo të dal me shoqërinë, ndërkohë që ai kujdeset për vogëlushen.

Mirëpo një herë Agnesa e kishte tepruar me orarin dhe bashkëshorti i saj pasi ajo mbërriti në shtëpi ja mbylli derën në surrat shkruan xing.al.

“Më ka ndodh një herë, isha me shoqen time Ketrinën dhe dolëm për darkë në orën 8 dhe përfunduam në shtëpi në orën 3 të mëngjesit. Burri im erdhi të hapte derën dhe ma mbylli, më pas e hapa vetë, por është shumë i qetë dhe shumë i kuptueshëm.”, tregoi Agnesa duke qeshur.
Shtuar më 21/07/2018, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori