Shkëlqeu si asnjëherë më parë, Elhaidës i dhuron lule kryeministri i Rusisë

Pëlqej
Kohët e fundit duket se Elhaida Dani po guxon si asnjëherë më parë. Shumicën e kohës jemi fokusuar tek potenciali i zërit dhe i këngëve të saj, por Elhaida po tregon që ka synime më të larta sesa skenat modeste shqiptare.

Këtë herë ajo është shfaqur në Rusi, ku ka qenë pjesë e shfaqjes "Katedralja e Parisit" që luhet në Pallatin e Kremlinit.

Sigurisht me një rol protagonist, Elhaida ka interpretuar Esmeraldës, vajzën cigane të Hygoit.

Dhe performanca i është shpërblyer këngëtares pasi Elhaida ka marrë një tufë me lule nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev.

"E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!" ka shkruar Elhaida në postimin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori