E arrestuan në mënyrë të papritur ditën e sotme, kush është “i forti” i Elbasanit?

Ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë Thanas Beko, një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Para dy ditësh Beko është është përfshirë në një konflikt me një person tjetër duke mos e cilësuar arsyen dhe natyrën e konfliktit.

Ndërkohë shtetasi Bejko po i drejtohet rajonit të policisë për tu marrë në pyetje ndërsa materialet do t’i kalohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2019 Bejko u akuzua për “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise” e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.

Bejko gjatë kësaj akuze u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli por u arrestua sërish pak ditë më pas për thyerjen e masës së sigurisë pasi në vend që të qendronte në banesë u konstatua nga policia në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng.

Thanas Beko është i afërmi i Ilir Bekos, pronarit te disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan ku në vitin 2019  iu gjetën 15 armë zjarri në ambientet e karburantit të tij në Papër.

Asokohe Ilir Bejko deklaroi s’kishte asnjë dijeni për armatimin modern që ndodhej në magazinë ndaj u la i lirë nga gjykata kundrejt garancisë pasurore që ai vuri në dispozicion prej 50 milion lekë të vjetra./albeu.com