Shivai i shpreh dashurinë Anikës, ja ç’do ndodhë të hënën
Shivai telefonon Anikën por nuk arrin të flasë me të. Ai mendon t’i shkruajë Anikës një letër siç i tha gjyshja. Gjyshja gjen Shivain duke shkruar letrën dhe ai vihet në siklet. Shivait nuk i pëlqen shkrimi i tij dhe vendos t’ja shpreh dashurinë Anikës duke e regjistuar me kamera.

Shivai përshkruan historinë e tyre të dashurisë dhe i thotë Anikës se e dashuron. Pinki takohet me Kaverin dhe i thotë se e di që është Zvetlana. Ajo i ofron ta ndihmojë. Om nxehet me klientët në ekspozitë pasi ata i thonë se Gori nuk është grua e përshtatshme me të. Gori kujton momentin kur u turpërua në ekspozitën e Omit dhe të gjithë qeshën me të. Om kthehet në shtëpi dhe e gjen Gorin duke qarë. Gori largohet nga dhoma pa i folur Omit. Om ndihet keq.

Gori qan në errësirë dhe pyet veten pse Om po largohet akoma më shumë prej saj. Zvetlana akuzon Texhin se ka bërë diçka. Texh nuk e pranon dhe i thotë se prej saj ai po sillet si i huaj në shtëpinë e tij. Zvetlana shtyn Texhin dhe ai bie përtokë. Xhanvi e sheh nga larg dhe shqetësohet. Zvetlana sheh Xhanvin dhe bën sikur Texh u rrëzua vetë. Shakti i thotë Pinkit se e pa duke folur me Zvetlanën. Ata debatojnë. Doktori viziton Texhin. Zvetlana bën si grua e përkushtuar ndaj Texhit shkruan who.

Xhanvi gjendet vetëm me Texhin. Texh i tregon se Zvetlana dëgjon gjithçka. Ai i tregon Xhanvit se Zvetlana ka prova kundër tyre. Xhanvi merr një kukull dhe largohet me makinë. Zvetlana mendon se Xhanvi po largohet me Texhin. Ajo ndjek Xhanvin. Xhanvi shkon në një shtëpi dhe mbyllet brenda bashkë me Zvetlanën. Ajo i thotë Zvetlanës të tregojë çfarë fsheh.
Shtuar më 15/03/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori