Shitet shtëpia e Amy Winehouse
Familja e këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse, ka qitur në shitje shtëpinë e saj në Londër, me një çmim prej më shumë se 4 milionë dollarësh.

Zëdhënësi i familjes, Kris Godmen, tha se “këngëtarja e donte këtë shtëpi”, porse “do të ishte e papërshtatshme për familjen të jetonte në të”, transmeton REL.

Shtëpia në lagjen Kamden të Londrës, ku Winehouse ka ndërruar jetë nga doza e tepruar e alkoolit, është bërë vend ku fansat hedhin lule, në kujtim të saj.
Shtuar më 01/06/2012, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori