Barcelona i tregon derën dy yjeve! Juventusi tani shpreson te transferimi

“Arthur është në merkato!” Gazeta spanjolle, shumë pranë Barcelonas, “Sport”, një ditë pas fitores 4-0 të Messi & co ndaj Mallorca në kampionat, nuk ka dyshime mbi mesazhin që trajneri Quique Setien ka dhënë.

Braziliani u aktivizua në minutën e 71’, nuk shihet si titullar dhe Vidal është i pazëvendësueshëm (titullar dhe gol). Arthur, bashkë me Rakitic, edhe pse të dy duan të qëndrojnë në Katalonja, për Barcelonan mund të bëjnë gati valixhet…

Juventusi pret Arthur dhe është gati që shkëmbimi me Pjanic të realizohet në momentin kur mesfushori i transferuar nga Gremio te Barcelona të japë “ok” e tij.


Shtuar 14.06.2020 16:42