“Ne rrimë shumë me njëri-tjetrin, por nuk kemi asgjë”, Kiara sqaron marrëdhënien me Luizin: E tradhtojnë sytë

Luizi dhe Kiara kanë folur për marrëdhënien e tyre në spektaklin e Big Brother VIP mbrëmjen e sotme, pasi u pyetën nga Arbana.

Kiara është treguar sërish e rezervuar, teksa Luizi nuk i ka fshehur aspak ndjenjat ndaj saj. Megjithatë problem është bërë një veprim i Luizit ndaj moderatores, që është komentuar edhe nga opinionistët.

Arbana: Si po ndiheni ju të dy?

Kiara: Mirë ka momente të mira, ka momente kur jemi të mendueshëm ,se ndryshe është këtu dhe ndryshe interpretohet nga jashtë.

Arbana: A ke ndjenja ndaj Kiarës?

Luiz: Ndjenja që ka, ka. Dicka ka, se e kuptoj kur bëhem me nerva që prapë nuk mbaj dot inat!

Kiara: Mendova se kjo është stretegji i ketij në fillim , por me kalimin e kohës, kam filluar ta besoj deri diku nga shikimi. Se këtë e tradhtojnë sytë.

Arbana: Kjo të pëlqen apo jo ?

Kiara: Arbana sigurisht që kjo është lojë dhe kemi hyrë vetëm. Por sigurisht që po të thoja që s’më bëhet qejfi do ishte gënjeshtër se Luizi po ma bën këtë eksperiencë edhe më të bukur. Unë me Luzin kam krijuar një mur, por këtë e bëj dhe jashtë se dua kohë ta njoh dikë.

Luiz: Në fillim nuk prisja që të më hidhej në krahë, normalisht që do bënte të vështirë, por më pas e kuptova se ajo ka natyrën e vetë, rregullat e saj dhe për këtë jam i lumtur.

Arbri:  I kam parë, uroj të ketë një gjë të bukur dhe të pastër, se kam parë që dhe Kiara do kohën , problemi është kjo hedhja te krevati, se këta nuk janë të lidhur, nuk e kuptoj dot këtë si shaka, se ky është program që shihet nga fëmijët.

Luizi: Te  krevati, nuk u hodha për keq.

Zhaklina: Ajo që mendoj unë ndahet në dy stade: parimori i pari se vendi ynë vuan shumë nga dhuna, kështu që ju jeni modelet e momentin, mos i normalizoni këto situata, se nuk janë. Pra sa herë angazhohemi në marrëdhënie, duhet të marrim leje, dhe kjo vlen për të gjithë ju. Kërko nga Luizi, Kiara respekt jo vëmendje!

Kiara: Unë kam këtë natyrën që nuk dua t’ia prish njeriu, këtë e kam diskutuar me Luizin , ne rrimë shumë me njëri-tjetrin, por nuk kemi asgjë.

Zhaklina: Vendos kufijt e tu, dhe mos mendo se je e keqe!


Shtuar 7.01.2023 22:25