"Shihe si bën nusja jote..." Katerina harron Lupçen, argëtohet me Danielin
Danjeli, Lupçe e Katerina kanë treguar se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë brenda shtëpisë me njëri tjetrin. Katerina dhe Danjeli qëndrojnë shpesh bashkë.

Këtë gjë e kanë bërë edhe mëngjesin e sotëm. Danjeli ishte duke u stërvitur dhe Katerina shkon e i hipën në shpinë duke ja bërë më të vështirë ushtrimin Danjelit.

Në anën tjetër, Fotinia teksa i sheh të dy, tymos një cigare.

Ndërkohë që Katerina kishte hipur mbi shpinën e Danjelit, Lupçe ishte ende në krevat.

Por ky moment nuk mund të kalonte pa u vënë re nga Kei, e cila ngacmon Lupçen. “Shihe si bën nusja jote… ti fare reagim, e ngrenë e hipin”, i thotë Kei.

Por Lupçe nuk e prish aspak qetësinë. “Është e drejta e saj të bëjë çfarë të dojë. Ec zemër, pa 100 mos ndalo”, thotë Lupçe.
Shtuar më 17/04/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori