Shifër e çmendur! Lori Hoxha blen një byzylyk që kushton sa një shtëpi në Tiranë

Pëlqej
Lori Hoxha është padyshim një prej femrave më të ndjekura e më të komentuara të shoëbizit shqiptar, e cila vjen shpesh në qendër të vëmendjes së mediave pasi gjithçka prej saj përbën interes për publikun.

Me stilin tërheqës dhe veshjet e shumëllojshme të kombinuara bukur, ajo është kthyer në një rol model për femrat shqiptare, të cilat e suportojnë dhe e ndjekin në profilin e saj në Instagram, ku Lori ndan shpesh foto të ndryshme.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar një foto nga pushimet, ku shfaqet në bregdetin e jugut, e veshur me rroba banjoje të verdha. Faqja 'Whattheyëearin' në Instagram ka zbuluar shifrën marramendëse që Lori ka shpenzuar jo për bikinit, por këtë herë për byzylykun e saj Cartier, shkruan Xing.

Byzylyku me gurë diamanti ka kushtuar plot 38,700€, shifër e vleshme sa një apartament në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2018, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori