Shfaqet për herë të parë në Vizion Plus, Sokol Balla thumbon Top Channel
Pëlqej
Sokol Balla ka kaluar tashmë zyrtarisht tek Vizion Plus. Pas prezantimit me stafin dhe detyrën, ai filloi edhe promovimin e emisionit të quajtur "Real Story".

“Topin e lamë tek Topi, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”.

Ky ka qenë komenti i shkurtër që ka bërë sot në mbrëmje në lajmet e Vizion Plus, gazetari Sokol Balla, i cili nis emisionin e tij të ri në këtë ekran televiziv.

Ai tha se qëllimi i vazhdimit të sezonit të tij nuk do të jenë lajmet scoop që qëmtojnë portalet, por gjetja e pse-ve për problemet që shtrojnë qytetarët.

Balla u largua nga Top Channel pas emisionit qe beri per ish ministrin Saimir Tahirit, pasi prokuroria e akuzoi kete te fundit per lidhje me grupin e Habilajve qe trafikonin droge ne Itali dhe kerkoi arrestimin e ish ministrit. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori