“Godisni zyrtarët e përfshirë në korrupsion dhe zgjidhni misterin Martinaj”, zbulohen porositë e Ramës për policinë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e Policisë së Shtetit ditën e djeshme.

Zbardhen detajet dhe porositë e lëna nga kreu i qeverisë për uniformat blu gjatë takimit të djeshëm.

  1. Goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.
  2. Grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve kriminale. Përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.
  3. Situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.
  4. Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe.

Sipas burimeve, mosohet se kreu i qeverisë ka kërkuar që raste të ngjashme si ai i vogëlushes Jonada Avdia të mos përsëriten. Të shtohen kontrollet me motorë uji për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda.

Ndërkohë që një ditë më parë, ministri Bledi Çuçi tha se do jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitorojë vijën bregdetare./Albeu.com/