Shfaqet Jonida Shehu pas largimit nga Top Channel (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në fund të muajit tetor, bëri bujë në mediat rozë largimi i Jonida Shehu nga emisioni "Pasdite në Top Channel" të cilin e moderonte prej më shumë se dy vitesh.

Lidhur me shkaqet që e çuan në atë vendim, Shehu u shpreh se ishte ndjerë "e papërshtatshme" dhe se kishte pasur mosmarrëveshje.

Pas largimit nga Top Channel, moderatorja preferoi të largohej për ca kohë nga vëmendja mediatike.

Ditën e sotme Shehu është rikthyer duke postuar një foto ku duket shumë në formë. "Buzëve të kuqe nuk i intereson koha e vrenjtur", shkruan moderatorja ndërsa në komente, shumë i shkruajnë se ajo i mungon ekranit.

Pas largimit nga Top Channel Shehu u shpreh se do të kalojë kohë me vajzën kështu që ende nuk dihet se kur do të rikthehet në ekran. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori