Sherri mes Luanës dhe Roza Latit, flet pas kaq kohësh moderatorja
Disa kohë më parë Roza Lati ka pasur një konflikt me Luana Vjollcën kur Roza ishte e ftuar në “E diell”. Në një nga rubrikat që atë kohë Luana moderonte, Roza do interpretonte e do vishej si personazhi që kishte fiksim, dhe ajo ishte Marilyn Monroe.

Por një koment i Luanës për Marlin ka acaruar Rozën , aq sa është konfliktuar në prapaskenë me moderatoren seksi.

Roza ka treguar historinë:

“Sherri me Luanën ndodhi sepse më shau Marilyn Monroe. Shumë seksi Luana. Roza është fanatike e Marilyn-it, ndaj ja ktheva siç unë di ta kthej. Më thanë që Luanës aq ia priti mendja dhe e tha. Por kur ti e fton personazhin që të imitojë Marilyn Monroe dhe ti e shan personazhin para se të ndizet kamera tabni ça pret. Sot s’kemi rastisur por po ta shikoj, do i buzëqesh.”

Ama e ftuar këtë herë në Seven Bizz, Roza Lati ka habitur me të gjitha lëvdatat që i ka bërë Luanës.

"E zgjuar, e bukur, buzëqeshje fantastike" e sa e sa komlimenta. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 22:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori